Home Astrologji Horoskopi i datës 1 korrik 2019

Horoskopi i datës 1 korrik 2019

1803
0
SHARE

Dashi

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.

Demi

Dita e sotme do jetë edhe më e pasur në planin intelektual dhe kreativ. Nëse jeni të dashuruar dhe keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë mes të dyve. Do bashkëpunoni, do flisni hapur dhe do i dërgoni njëri-tjetrit mesazhe të ngrohta. Nëse jeni vetëm në mesditë do keni një surprizë shumë të këndshme. Thjesht takime apo dashuri me shikim të parë, këtë do ta zbuloni vetë. Në punë marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Nga ana tjetër kreativiteti do ju bëjë të arrini edhe më shumë nga sa e kishit menduar. Sipas Dritare.net, financat vazhdoni t’i keni nën kujdes sepse gjendja ende nuk do jetë përmirësuar sa duhet.

Binjakët

Venusi do e favorizojë tej mase jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj dite dhe duke qenë të mbushur nga kjo anë çdo gjë tjetër do ju duket më e lehtë. Ju që keni kohë që keni një lidhje do mendoni të shpërnguleni diku tjetër dhe të provoni sfida të reja. Për njëri-tjetrin do bëni çdo gjë që do keni në dorë dhe nuk do mbani ndonjë fjalë më shumë. Edhe ju beqarët keni për të pasur fat me shumicë dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë do i merrni gjërat më me optimizëm dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni dhe si ta mbanin nën kontroll.

Gaforrja

Sot do e keni të vështirë të tregoheni realistë dhe duke ëndërruar më shumë sesa duhet mund të mërziteni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah pasi po bëtë gabime mund të keni probleme serioze. Në mbrëmje do jeni më energjikë dhe më pasionantë. Ju beqarët nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin dhe do preferoni të mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ju duhet patjetër të bëni një riorganizim të situatën në të cilën ndodheni që të kuptoni edhe vetë se ku jeni. Nuk do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Financat do jenë të pakta dhe do ju duhet të merrni hua.

Luani

Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm me komunikimin dhe fjalët që do përdorni gjatë kësaj dite ka rrezik që çdo gjë t’iu shkojë keq. Nëse jeni në një lidhje do jeni të privilegjuar sepse partneri do kalojë më shumë kohë me ju dhe do ju bëjë edhe surpriza të këndshme. Do ndiheni shumë të privilegjuar dhe do emocionoheni gjithë kohës. Kujdes vetëm mos thoni diçka që mund të prishë çdo gjë. Ju beqarët duhet thjesht të tregoheni më të hapur e më të sinqertë dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Në punë do ju aprovohen idetë dhe kërkesat që keni bërë kështu që do ndiheni mire. edhe financat do jenë më të stabilizuara.

Virgjëresha

Hëna do forcoje elokuencën tuaj gjatë kësaj dite dhe do favorizoje suksesin në çdo sektor. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju frymëzojë dhe do ju bëjë t’i shprehni ndjenjat akoma dhe më shumë. Do reflektoni e madje do merrni edhe disa vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni kohë që jeni të vetmuar përgatituni për një ditë me shumë fat dhe me ndryshime të njëpasnjëshme. Në punë Venusi do ju ndihmojë të gjeni rrugën më të shkurtër për të arritur suksesin. Do keni goxha arritje profesionale. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do gjendeni në vështirësi të mëdha më pas.

Peshorja

Nëse vendosni të hidhni hapa në një drejtim të caktuar mundohuni të mos keni asnjë lloj dyshimi dhe të ktheni kokën pas. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që dikush të mundohet t’iu nxitë në konflikte me partnerin. Mos besoni as tek personat më të afërt sepse mund të lëndoheni pafundësisht. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të gatshëm të pranoni edhe mundësitë për aventura sepse mbi të gjitha ju nuk doni të mbeteni vetëm. Në punë do ju duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe të mos mendoni gjithmonë se të tjerët janë më të mirë se ju. Buxheti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm.

Akrepi

Kokëfortësia do ju krijojë shumë kundërshtarë gjatë kësaj dite. Në shumicën e kohës tensioni do mbizotërojë në të gjithë sektorët. Nëse jeni në një lidhje mos mendoni se për çdo gjë keni ju të drejtë dhe t’i hidhni poshtë ato që do ju thotë partneri. Edhe mendjemadhësia do krijojë debate. Ju beqarët duhet të pranoni njëherë të metat tuaja dhe pastaj të shihni ato të të tjerëve. Po kërkuar persona perfektë keni për të mbetur përherë vetëm. Në punë do lodheni goxha dhe sërish nuk do arrini atje ku doni. Askush nuk do ju ndihmojë sepse me të gjithë keni grindur. As financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo nga pamaturia që do tregoni.

Shigjetari

Mos luani me nervat e të tjerëve sot sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më pas. Nëse jeni në një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do jetoni në një ambient harmonik nëse tregoheni realistë dhe e dashuroni partnerin pa dorashka. Ai nga ana e tij do lërë çdo gjë pas dorë që t’iu përkushtohet. Ju beqarët mund të keni disa njohje, por për të shmangur zhgënjimet më vonë më mirë të mos guxoni të hidhni hapa. Në punë duhet të vazhdoni të ecni përpara duke mos kërkuar gjithë kohës mbështetjen e kolegëve. Duhet të mësoni t’ia dilni vetë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia.

Bricjapi

Mërkuri më në fund do ju bëjë më realistë. Kjo gjë do bëjë që ju të shmangni gabimet dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të moderuar dhe të kujdesshëm. Po bëtë gabime të mëdha do i vuani gjatë pasojat. Në mbrëmje qetësia do rikthehet. Nëse jeni beqarë mund të keni goxha vështirësi për të gjetur personin ideal, por  nuk duhet të dorëzoheni. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe askush nuk do ju pengojë të realizoni objektivat. Duhet thjesht të tregoheni pak më transparentë me shefat. Buxhetin nuk do keni shumë kujdes dhe ka rrezik të ndodhin disa tronditje.

Ujori

Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah, më mirë ta lini veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.

Peshqit

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje. 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of