Futboll, Sport

Historia brilante prapa këpucëve të lira me të cilat luajti Scholes

Kur kishte vendosur t’i kthehej futbollit pas pensionimit të tij, Paul Scholes nuk kishte pasur këpucë të përshtatshme për të luajtur dhe në vend se ta kontaktonte Nike apo Adidas, ai shkoi në një dyqan aty afër dhe i bleu një palë këpucë për 40 euro.

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i kërkoi Scholesit t’i kthehet futbollit pas pensionimit të tij në vitin 2012 për ndeshjen kundër Manchester Unitedit dhe 43-vjeçari ka zbuluar se ai ishte detyruar të luante me këpucë të një kualiteti më të ulët, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se ushtrova vetëm një herë me skuadrën e parë para se të kthehesha në janar të vitit 2012. Kisha nevojë për disa këpucë kështu që shkova në një dyqan lokal dhe i bleva një palë këpuce për 40 euro pasi që nuk kisha sponsor”, ka thënë Scholes.

“Ne nuk mund ta kontaktonim Nike sepse atëherë do të bëhej e ditur se unë po i kthehesha futbollit. Ai [Ferguson] nuk i tregoi as lojtarëve sepse mendoj se ai dëshironte ta mbante këtë gjë të heshtur”.

“Ai më tha vetëm eja në Hotel Lowry mbrëmjen e së shtunës para ndeshjen dhe të dielën ulu në tavolinën e stafit dhe mos e thuaj asnjë fjalë. Pastaj, unë u detyrova të shkoj në fushë të nesërmen dhe unë e dija se çfarë po ndodhte kështu që isha i stresuar”.

“Nuk e dija se çfarë do të mendonin lojtarët dhe pastaj kur hyra në zhveshtore e pashë se në aty e kishin vendosur edhe fanellën time dhe isha emëruar në bankën rezervë”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads