Botë, Futboll, Sport

Heynckes lëvdon Mullerin: Ai mund të shënojë gola nga asgjëja

Thomas Muller është në gjendje që të shënojë gola prej asgjëje, beson trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, pas paraqitjes së gjermanit ndaj Besiktasit.

Muller dhe Lewnadowski shënuan nga dy gola në fitoren e thellë prej 5-0 ndaj Besiktasit në Allianz Arena duke kryer punën kështu qysh në ndeshjen e parë.

Heynckes ishte plot lëvdata për Mullerin i cili shënoi tri gola në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Është vërtet interesante të shohim se si lojtarët bëhen gati për ndeshje të tilla”.

“Nëse shikojmë Thomasin, është vërtet përgatitje ekstreme. Ai e di se Liga e Kampionëve është shumë e veçantë dhe ne duhet të shfaqim paraqitje të veçanta”.

“Mendoj se nëse Thomas nuk do të lëndohej për pesë javë, atëherë ai do të shënonte edhe më shumë gola”.

“Ai është lojtar që përshtatet mirë dhe është pjesë e rëndësishme e sistemit tonë”.

“Ai mund të shënojë gola nga asgjëja, si të parin që e shënoi dhe të dytin, me reagime të shpejta në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Tipike për Mullerin. Ai është në gjendje që ta bëjë këtë”, u shpreh Heynckes.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads