Ballina Lajme Hetimet për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt, sekuestrohen pamjet e kamerave...

Hetimet për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

358
0
SHPËRNDAJE

Burimet thonë se pista e parë e hetimeve për zbardhjen e vdekjes së shoferit të ministrit të brendshëm, është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithçka do të zbardhet pas autopsisë.

Pas gjetjes së Shkëlzen Qordjas, shoferit të Fatmir Xhafaj, të vrarë në ambientet e Gardës, nga ana e grupit hetimor, mposhte se është bërë sekuestrimi i kamerave të sigurisë së këtij institucioni.

Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar sekuestrimin e serverit të kamerave të sigurisë së Gardës.

Nga këqyrja e tyre do të verifikohet orari kur ka hyrë 31-vjeçari në ambientet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar.

Ndërkohë, një nga veprimet e tjera të hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen e rëndë, ku shoferi 31-vjeçar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës në garazhin e Gardës së Republikës ka qenë pyetja e dëshmitarëve.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments