Astrologji, Fun, Jetë

Harta Astrologjike, Leximi Personal

Harta Astrologjike është një parashikim astrologjik individual i printuar në formën e dosjes së ideuar në mënyrë origjinale për të. Harta është një përshkrim i vetes dhe parashikim i të ardhmes bazuar në detajet planetare të momentit tuaj të lindjes. 

Parashikimi astrologjik vlen nga fëmijëria deri në pleqëri. Përmban një parashikim në vite për jetën e individit në faqet e fundit. 

Të gjithë e besojnë astrologjinë në momentin që i rezulton i vërtetë përshkrimi mbi të shkuarën, prandaj në hartë zbërthehen veçori të karakterit, fëmijërisë, marrëdhënia dhe ndikimi i prindërve, i motrave dhe vëllezërve, etj.

Vëzhgohen karrierat e favorizuara, nëse praktikohet ajo që përfiton nga edukimi akademik, nëse të ardhurat fitohen brenda apo jashtë vendit… Parashikohet ambjenti në të cilin njeh njeriun e jetës, veçori të saj/tij, nëse duhet të prisni që të celebroheni pas një moshe të caktuar. Çfarë partneri tërhiqni dhe/ose duhet të tërhiqni në jetë. Si është marrëdhënia para dhe pas martese, ndikimi i martesës mbi ju, mbi financat tuaja. Si është marrëdhënia me kreativitetin përfshirë këtu dhe fëmijët

Arsyeja pse duhet lexuar parashikimi gjendet tek këshillat sepse bëhet fjalë për shëndetin, karrierën, fitimet financiare, marrëdhëniet e ndryshme me njerëzit e tjerë dhe mbi njohjen e vetes. Është një parashikim në periudha të caktuara individuale.

Është një guidë shpirtërore, psikologjike.

Nuk ka dy harta njësoj megjithatë bazohen në të njëjtat analiza, koncepte dhe strukturë. Çmimi i hartës është inkurajues që ta ndihmoni veten me këtë analizë. Ky shpjegim i përmbajtjes është i përgjithshëm sepse ka gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por këto pika përfshihen gjithmonë ✨

Tashmë rrjeshtohen mesazhet e kënaqura dhe të bukura të njerëzve që e kanë marrë për veten, dhe të tjerë kuptohen se janë të kënaqur sepse porosisin lexime të tjera të Hartës Astrologjike për të afërmit, partnerin dhe shoqërinë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads