Ballina, Kosovë, Lajme

Haradinaj optimist: Nesër marrim përgjigjen e mirë për vizat

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se Kosova do të marrë dritën jeshile nga Këshilli Evropian rreth heqjes së vizave për kosovarët. Kështu të paktën është shprehur shefi i ekzekutivit pas takimit që zhvilloi me drejtoreshëb e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.

“Shpresojë që së shpejt konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet, më vjen mirë që e tha ajo (Calavera v.j.) Komisioni do ta jep mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshillë të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kry puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, punë serioze tani e tutje do të kenë organet e sigurisë, respektivisht Policia e Kosovës dhe MPB-ja, shkruan Indeksonline
“Njëra prej punëve që do ta bëjmë është mos të dërgojmë porosit të gabuar prej Kosovës. Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rris bashkëpunimin me vendet evropiane”, u shpreh ai.

Ndryshe, nesër (28 qershor) Këshilli Evropian pritet që të jap një mesazh përfundimtar rreth ecurisë që Kosova ka bërë në drejtim për heqjen e vizave. Njëri prej organeve kryesore të BE-së do të sqarojë pozicionimin e saj rreth raportit dhe punëve që janë bërë për këtë proces.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads