Ballina, Lajme

Haradinaj: Nuk e shoh si “kiamet” ftesën për Gjykatë Speciale, ndaj bashkëluftuesve të lirisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është ‘kiamet’ fakti se disa nga ish-bashkëluftëtarët e tij janë ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj, tha se ata duhet të besojnë në lirinë e tyre dhe t’i kryejnë detyrat e veta.

“Nëse vërtet i besojnë lirisë së tyre, t’i kryejnë detyrat e veta. Dhe nuk e shoh si kiamet të madh”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar Rrustem Mustafën – Remin, Nazif Mehmetin, i njohur si komandant “Dini”, Sokol Dobrunën, ish-kryetarin e Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads