Home Ballina Haradinaj: Nëse Veseli dëshiron heqjen e taksës le të bëhet vet kryeministër

Haradinaj: Nëse Veseli dëshiron heqjen e taksës le të bëhet vet kryeministër

85
0
SHARE

Kryeministri, Ramush Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për raportet e tij me kreun e PDK-së, Kadri Veseli për të cilin ka thënë që nëse dëshiron heqjen e taksës le të bëhet vet kryeministër dhe ta heqë atë.

“Veseli ish dalë shumë kryeministër i mirë, por marrëveshja politike  ka qenë që ai të jetë në postin e kryeparlamentarit ndërsa unë të kryeministrit. Vendimi për taksën merret në qeveri por integriteti i një kryeministri duhet të ruhet nga të gjithë. Pra nuk bën me ia kërku kryeministrit kundër vullnetit të tij një veprim. Ndryshe mos e le hiq kryeministër. Nëse dikush na detyron me e heq taksën le të vjen të ulet ta heqë taksën vetë. Është gabim më insistu ose me provu me ndiku me e heq një veprim”, tha Haradinaj.

Ditëve të fundit janë shtuar mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit PDK-së dhe AAK-së, pasi që kryeministri nuk dëshiron që edhe përkundër presionit ndërkombëtarë ta heqë taksën 100 përqind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of