Ballina, Kosovë, Lajme

Haradinaj: Ia jap edhe votat e mia LDK’së nëse janë për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe koalicioni Qeverisës e përkrahë kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.

“ Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, shkruan Persikopi.
Kjo kërkesë e Lidhjes Demokratike e Kosovës për zgjedhje të reja ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, ku u deportuan 6 shtetas turq nga Kosova.

Ndërkohë kjo kërkesë është cilësuar si joserioze nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja.
Haradinaj gjithashtu ka folur për tërheqjen e njohjes nga shteti i Burundit
Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.

Ai gjithashtu ka falënderuar ish-ministrin e brendshëm Flamur Sefaj, për punën e deritanishme të realizuar.

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rastin e të deportuarve të shtetasve turq, as në mënyrë zyrtare por as dhe në atë private.

I pari i qeverisë, ka thënë po ashtu se tash e tutje duhet të ruajnë kredibilitetin e institucioneve.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads