Ballina Ballina Haradinaj flet për transformimin e FSK-së në Ushtri (Video)

Haradinaj flet për transformimin e FSK-së në Ushtri (Video)

283
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në emision Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se varianti që mbetet për formimin e Ushtrisë së Kosovës është përmes ligjit.

Ai tha varianti që Lista serbe t’i votojë ndryshimet kushtetuese prej nga pastaj i hapet rrugë formimit të Ushtrisë së Kosovës është i zorshëm, por sipas tij mbetet mënyra tjetër e formimit të Ushtrisë përmes ligjit.

Haradinaj ka thënë se edhe buxheti për ushtrinë është rritur. Ai ka folur edhe për disa blerje për ushtrinë, por pa precizuar saktë se çfarë.

“U rrit buxheti për ushtrinë…  i kemi bo do blerje… nuk janë simbolike janë substanciale.,.. kanë pas embargo në të kaluarën… nuk janë tanke po kemi lëviz dhe nuk kemi bllokadë, u rrit besimi”, tha Haradinaj, duke shtuar se FSK ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments