Home Ballina Haradinaj e godet Thaçin për takimin me Putinin: Nuk është në agjendën...

Haradinaj e godet Thaçin për takimin me Putinin: Nuk është në agjendën tonë Rusia

34
0
SHARE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të para pak ditëve në Opinion të Tv Klan, kishte folur për takimin që kishte pasur me presidentin e  Rusisë, Vladimir Putin, në nëntorin e vitit të kaluar në Paris, e ku tregonte që i kishte kërkuar mendime edhe për zhvillimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë në njoftimin që kishte lëshuar pas atij takimi , kishte treguar që Putini e përkrahë një marrëveshje, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia.

Megjithatë duket se kjo nuk i ka pëlqyer fare kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se në asnjë formë, Kosova nuk e parashehë Rusinë në agjendën shtetërore, duke potencuar se Kosova i takon botës së Amerikës.

“Rusia është tërhek prej ballkanit kohë të gjatë. Ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë. Nuk i takojmë botës së Rusisë. I takojmë botës së Amerikës”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera Haradinaj i ka qutjur si deklarata për konsum ditorë, ato që Thaçi thotë kinse për përjashtimin e SHBA-së nga Samiti i Berlinit, e i Parisit.

Sipas tij, Amerika asnjëherë nuk është tërhequr nga Ballkani dhe vazhdon të qëndrojë e kyçur në proceset ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Amerika nuk është tërheq asnjëherë. Janë këtu disa pronocime ditore qysh Samiti i Berlinit ose takimi i Parisit është përjashtim i Amerikës. Po e dini besoj pse po iu them. Nuk mundet me përjashtu Amerikën dikush prej procesve në Kosovë e  në Ballkan”, ka shtuar kreu i Qeverisë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Në fund Haraidnaj ka falendëruar shtetet evrorpiane, të cilat kanë ndërhyrë dhe ia kanë hequr nga dora dialogun Mogherinit, dhe kanë ndalur agjendën e saj për ndajre të Kosovës.

“Kjo është cështje e brendshme. Evropiant ia kanë hek nga dora agjendën e ndarjes së Kosovës, Mogherinit nga dora, dhe iu jemi shumë falendërues”, ka përdunduar Haradinaj.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of