Home Futboll Habit Vinicius: Reali s’ia frikën Messit, ne i kemi lojtarët më të...

Habit Vinicius: Reali s’ia frikën Messit, ne i kemi lojtarët më të mirë në botë

69
0
SHARE

Vinicius Junior me shumë guxim ka deklaruar se Lionel Messi nuk e frikëson Real Madridit, në prag të dy El Clasicove gjatë kësaj jave.
Së pari, Real Madridi dhe Barcelona do të ballafaqohen të mërkurën, me Madridin nikoqir të katalonasve në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.
Ky ballafaqim – që vjen pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Camp Nou – do t’i paraprijë derbit tjetër të shtunën në kryeqytetin spanjoll në kuadër të La Ligës.

Madridi vjen në këto dy ndeshje jo në formën më të mirë, por e njëjta vlen edhe për Barçën.
Por, Vinicius insiston se të bardhët, që mezi e mposhtën Levanten në ndeshjen e fundit në ligë për të mbetur nëntë pikë larg rivalit të moçëm në garë për titull në La Liga, janë të gatshëm për sfidën që i pret.
“Jemi të gatshëm për El Clasico. Janë dy brenda javës dhe ne e dimë se të gjithë tifozët e futbollit mezi i presin. Mezi pres të luaj, është ndeshje shumë më rëndësi. Çdo lojtar do të donte të luante në El Clasico”, tha Vinicius.

Adoleshenti brazilian pohon se – me gjithë faktin se Lionel Messi është futbollisti më efektiv në histori të El Clasicos dhe lojtar që i ka shënuar Real Madridit më së shumti në histori, plot 26 gola në 37 ndeshje – bashkëlojtarët e tij janë më të mirët në botë dhe s’ia kanë frikën argjentinasit.
“Messi është gjithmonë aty. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, ama ne s’ia kemi frikën askujt. Ne jemi gati dhe i kemi futbollistët më të mirë në botë”, pohoi Vinicius.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of