Home Futboll Guardiola: Shpresoj se Man Unitedi do ta mposhtë Liverpoolin

Guardiola: Shpresoj se Man Unitedi do ta mposhtë Liverpoolin

78
0
SHARE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpreson se rivali Manchester Unitedi do t’i bëjë një nder në Premierligë, duke e mposhtur Liverpoolin të dielën.

City synon ta mbrojë trofeun në Carabao Cup duke e mposhtur Chelsean të dielën në Wembley, në të njëjtën ditë kur United është nikoqir i Liverpoolit, me të cilin City ka pikë të barabarta në Premierligë, në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Pep e ka pranuar se dëshiron që Unitedi të fitojë.

“Natyrisht se do të doja që Unitedi të korrë rezultat të mirë”, tha Guardiola.

Megjithatë, trajneri spanjoll insiston se ende është herët të vendoset se kush e fiton titullin.

“Tani jemi në shkurt dhe është e pamundur të flitet për fitimin e katër titujve”, shtoi ai.

City ishte nëntë pikë mbrapa Liverpoolit më 19 janar, por rritja në formë ka bërë që tani këto ky skuadra ta ndajnë kreun me nga 65 pikë secila, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se City.

 

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of