Home Futboll Guardiola: Ky është një muaj i tmerrshëm!

Guardiola: Ky është një muaj i tmerrshëm!

57
0
SHARE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm e muajit shkurt, të cilin spanjolli e vlerëson si një muaj të tmerrshëm për shkak të agjendës së ndeshjeve.

Kampioni në fuqi i Premierligës do të kthehet në krye të tabelës, duke e lënë Liverpoolin prapa, nëse arrin ta fitojë ndeshjen kundër Evertonit në Goodison Park, që do të zhvillohet sonte, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte, para të gjitha ndeshjeve të tjera për këtë xhiro të Premierligës, pasi që Manchester City do të ndeshet me Chelsean më vonë këtë muaj, për finalen e Carabao Cup, vetëm dy javë pasi që këto dy klube të takohen në kuadër të Premierligës.

Përveç këtyre ndeshjeve, në listën e Guardiolës është edhe ndeshja kundër Schalkes, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Kjo agjendë e ndeshjeve ka bërë që Guardiola ta cilësojë shkurtin si një muaj të tmerrshëm.

“Kur unë isha jashtë Anglisë, të gjithë flisnin për dhjetorin dhe ‘Boxing Day’, gjëra të tilla. Pas ‘Boxing Day’, unë e shikova agjendën dhe thashë me vete: ‘Kjo është edhe më keq’, dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Guardiola.

“Nëse ke rënë nga disa gara, atëherë e ke më të lehtë. Por, nëse je ende të gjitha garat, atëherë shkurti është më e vështirë. Ky është një muaj i tmerrshëm, çdo ndeshje është si finale dhe ne vetëm duhet të presim”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of