Ballina Sport Futboll Guardiola: Jam i vetmi që besoj në kualifikim

Guardiola: Jam i vetmi që besoj në kualifikim

314
0
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve që Manchester City i tij e luajti në udhëtim te Liverpooli.

Manchester City është mposhtur thellë nga Liverpooli me rezultat 3-0 në takimin e parë të çerekfinaleve, por përkundër kësaj humbje, Guardiola beson se skuadra e tij mund të kaloj tutje.

“Në këtë dhomë mendoj se nuk ka askush, përveç djaloshit që flet me ju [Guardiola], i cili beson se mund të kalojmë tutje”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ekzistojnë edhe 90 minuta tjerë, do të përpiqemi të kualifikohemi”.

“Unë besoj shumë në ekipin tim, ata më treguan shumë gjëra të mira gjatë sezonit. Rezultati është kaq i vështirë, nuk mund ta mohojmë”.

“Sot ju po flisni për Real Madridin që kalon tutje, Barcelonën që kalon, Bayern Munichu që kalon dhe Liverpuli që po kalon tutje”.

“Por, ne të gjithë kemi edhe nga 90 minuta – Sevilla, Juventusi, Roma dhe ne”.

“Ne do të përpiqemi, është kaq e komplikuar, sepse ne do të luajmë kundër një ekip të madh. Kemi leje për ta besuar atë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments