Home Ballina Guardiola: Asnjë stadium në botë s’është si “Anfield”

Guardiola: Asnjë stadium në botë s’është si “Anfield”

23
0
SHARE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se asnjë stadium në botë nuk është si stadiumi i Liverpoolit, “Anfieldi”.

Duke e komentuar tronditjen e Barcelonës kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ku katalonasit u eliminuar pasi e humbën ndeshjen në Anfield me rezultat 4:0 pas fitores 3:0 në shtëpi – Pep Guardiola tha se atmosfera e krijuar në stadiumin e Liverpoolit është e veçantë dhe i bën kundërshtarët të ndihen të vegjël, transmeton Gazeta Express.

Guardiola ka edhe përvojë të veten të disfatës së thellë në Anfield, ku skuadra e tij, Manchester City, u mposht me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018.

“Mendova se Barcelona do ta shënonte një gol në Anfield. Dhe jam e sigurt se lojtarët e dinin që Anfieldi është Anfieldi. Motoja “Ky është Anfieldi” nuk është vetëm trik i marketingut”, ka thënë Guardiola.

“Ka diçka te ai stadium që nuk mund ta gjesh në asnjë stadium tjetër në botë. Ata e shënojnë një gol dhe gjatë pesë minutave të ardhshëm, ti ndien se do t’i marrësh edhe katër të tjerë. Ti ndihesh i vogël dhe lojtarët rivalë duket se janë gjithkund në fushë”.

“Të gjithë e kemi kaluar atë që i ndodhi Barcelonës. Ata po më qeshnin mua kur ne po humbnim me rezultat 3:0 pas 15 apo 20 minutave të parë të çerekfinales. Është një stadium problematik dhe është lloji i garës ku një dorë, një pozitë jashtë, Anfieldi… Vitin tjetër do të jetë Juventusi me Maurizio Sarrin dhe Cristiano Ronaldon”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of