Ballina, Kosovë, Lajme

Goditja “Speciale”

Ftesat e dërguara nga Gjykata Speciale për Rrustem Mustafën, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, Nazif Mehmetin, ish-epror i Zonës Operative të Llapit dhe për Sokol Dobrunën, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake vlerësohen vetëm si një paralajmërim për ftesat tjera që pritet të dërgohen ndaj figurave të fuqishme politike dhe ushtarake të Kosovës

Gjykata Speciale ua ka dërguar ftesat në “zarf” katër ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për t’u paraqitur në Hagë, duke e dëshmuar kështu aktivizimin e plotë të këtij institucioni të drejtësisë.

Avokatët mbrojtës tashmë kanë konfirmuar se ftesë nga Specialja kanë marrë: ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së Sokol Dobruna dhe Nazif Mehmeti, ish-epror i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, shkruan Zëri.

Ish-eprorët e UÇK-së do të paraqiten për intervistim në Hagë më 14 janar 2019.
Në anën tjetër, njohësit e sistemit të drejtësisë në vend vlerësojnë se ftesat e para janë vetëm test i Speciales, pasi që, siç thonë ata, shumë shpejt pritet të ngrihen aktakuzat ndaj figurave të rëndësishme politike dhe ushtarake në vend.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads