Home Ballina Godet këmbësoren dhe largohet, policia kap të dyshuarin

Godet këmbësoren dhe largohet, policia kap të dyshuarin

41
0
SHARE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, në vendkalimin për këmbësorë ka goditur një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Tirana” në Prizren, ku i dyshuari ka goditur këmbësoren dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of