Fun, Jetë

Gjysmën e jetës time jam munduar ta shtyp veten…

Gjysmën e jetës time jam munduar ta shtyp veten. Jam munduar të bëhem më i vogël. Më i padëgjuar. Më pak i ndjeshëm. Më pak i opinionuar. Më pak nevojtar. Më pak UNË.

E gjithë kjo sepse nuk doja të isha një ngarkesë. Nuk doja të isha ‘shumë’ dhe ti shtyja njerëzit larg meje. Doja që njerëzit të më pëlqenin. Doja që të tjerët të kujdeseshin për mua e të më vlerësonin. Doja të isha I dashur.

E kështu për vite, sakrifikova veten, për të bërë të tjerët të lumtur. Dhe për vite, vuajta, dhe kam mbaruar së shtypuri.

Nuk është puna ime të ndryshoj se kush jam, që të bëhem njeriu ‘ideal’ për dikë tjetër.

Unë kam vlerë. Jo për atë që të tjerët mendojnë për mua. Por sepse unë ekzistoj, prandaj jam i rëndësishëm.

Mendimet e mia kanë vlerë. Ndjenjat e mia kanë vlerë. Zëri im ka vlerë.

Dhe pa e pyetur askënd, do të jem ky që jam. Edhe nëse i bën të tjerët të mos më duan. Edhe po ti bëj të tjerët të ndihen të parehatshëm. Edhe nëse ata vendosin të ikin. Nuk do ta shtyp më veten time.

Do të nderoj ndjenjat e mia.

Unë zgjedh veten.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads