Ballina, Kosovë, Lajme

GJYKATA SPECIALE “TRAZON” POLITIKËN

Aktivizimi i Speciales, pas ftesës së parë të bërë publike për Rrustem Mustafën – “Remin”, vlerësohet se do ta “trazojë” skenën politike në vend, pasi që shumë ish-udhëheqës të luftës janë ndër figurat kyçe të subjekteve kryesore politike në Kosovë.

Efektet më të mëdha të Speciales pritet të shihen në tremujorin e parë të 2019-s, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, është i pari që ka pranuar ftesën nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar më 14 janar 2019. Por, njohësit e sistemit të drejtësisë në vend vlerësojnë se Remi nuk do të jetë ish-eprori i lartë i vetëm që do të ftohet nga Gjykata Speciale gjatë javëve në vijim, pasi që disa ish-udhëheqës të luftës së fundit në vend ose i kanë marrë tashmë ftesat, siç po raportojnë mediet, ose pritet t’i marrin së shpejti.

Aktivizimi i Speciales pas një periudhe të gjatë pritet ta “trazojë” skenën politike në vend, pasi që shumë ish-udhëheqës të luftës janë ndër figurat kyçe të subjekteve kryesore politike në Kosovë. Në anën tjetër, ish-komandantë të UÇK-së pas lajmit se Specialja ka ftuar për intervistim “Remin” më 14 janar të vitit të ardhshëm dyshojnë se ky institucion do të sjellë drejtësi. Megjithatë, siç thonë ata, as kjo Gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads