Ballina Ballina Gjykata Speciale: Salih Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë!

Gjykata Speciale: Salih Mustafa nuk deklarohet rreth fajësisë!

142
0
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-shefit i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa.

“Brenda 30 ditësh do të thirreni që të pranoni fajësinë apo të deklaroheni fajtorë, nëse doni mund të deklaroni menjëherë nëse pranoni fajësinë apo të deklaroheni i pafajshëm. Do të ju pyes, a keni pasur mundësinë që t’i diskutoni akuzat me avokatin tuaj”, kanë thënë nga Specialja.

Në këtë seancë Mustafës i është lexuar aktakuza e cila është konfirmuar me 12 qershor 2020 nga Prokurori i Dhomave të Specializuara.

Sipas aktakuzës Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte përfshirë këtu ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, dhe vrasje të paligjshme, të kryera në fshatin Zllash në periudhën 1-19 prill 1999.

Mustafa nuk pranoj të deklarohet për fajësinë, pasi u pyet nga gjyqtari i procedurës paraprake.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments