Home Futboll Gattuso: Paqueta e meriton grumbullimin me Brazilin

Gattuso: Paqueta e meriton grumbullimin me Brazilin

94
0
SHARE

Gennaro Gattuso beson se Lucas Pauqeta meriton që të grumbullohet me Brazilin.
Asistenti i trajnerit të Brazilit, Tite, konfirmoi gjatë ditës së diele se talenti 21-vjecar i Milanit mund të ftohet për ndeshjet e marsit, për shkak të paraqitjeve të mira në Serie A.
Tani ka ardhur edhe reagimi i Gattusos, i cili e pëlqen shumë lojtarin.
“Paqueta e meriton grumbullimin me Brazilin”, u shpreh Gattuso.
“Ai ishte në radarin e kombëtares edhe para se të vinte te Milan. Paqueta zotëron sasinë dhe cilësinë dhe me siguri që mund të qëndrojë në kombëtaren braziliane”, deklaroi Gattuso.
Paqueta ka bërë 9 paraqitje me Milanin deri më tani që nga janari, dhe ka dhuruar edhe dy asiste.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of