Futboll, Sport

Gattuso: Do ta respektojmë Olympiakosin

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij duhet ta respektojë klubin grek Olympiakos përpara takimit të sotëm në kuadër të Evropa Ligës.

Milani luan sonte në Greqi për ta siguruar një vend në Rundin e 32-të, dhe për ta arritur këtë, Milani duhet ta evitojë humbjen, transmeton Gazeta Express.

“Sonte është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë”, ka thënë Gattuso.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos i nënçmojmë ata, sepse ata do të fillojnë ndeshjen furishëm”.

“Ata kanë eksperiencë, kanë luajtur në garat evropiane për shumë vite, më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Evropa Ligë”.

“Ne duhet të kemi respekt për kundërshtarin, sepse mund të na shkaktojë probleme të mëdha”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/gattuso-do-ta-respektojme-olympiakosin-605086/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads