Ballina, Botë, Lajme

Gafë apo…? Macron tha se gruaja e kryeministrit australian ishte “e shijshme”

A ishte një gabim frojdian ai i Presidentit francez Macron? Një shaka e lidhur me gastronominë franceze? Apo edhe më shumë, një javë pas vizitës së tij në Washington, një parodi e atyre komenteve famëkeqe të Trump për Brigitte, gruan e Macron?

Pavarësisht nga situata, Macron bëri të ngrihen ca vetulla në Sidney të mërkurën kur e quajti gruan e kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull, si “delicious wife”, “grua të shijshme”.

Në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp gjatë vizitës së tij të shpejtë në Australi, Macron shkoi të falënderonte Turnbull për mikpritjen e tyre.

“Unë dua t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, faleminderit juve dhe gruas suaj “delicious” për pritjen e ngrohtë”, tha ai.

Komenti krijoi një reaksion të shpejtë në mediat sociale dhe në shtypin australian për atë që kishte pasur ndër mend të thoshte lideri francez. Media ABC në Australi shkroi në Twitter: ” Humbje në përkthim: Emanuel Macron falënderon “gruan e shijshme të kryeministrit”.

Shumë e shumë vëzhgues e quajtën se ai kishte bërë shaka se Turbull sapo kishte përmendur drekën që e priste Macron me komunitetin francez në Sidney dhe kishin vazhduar me komente rreth gastronomisë franceze dhe verës. Disa të tjerë menduan se Macron kishte pasur një problem me anglishten.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads