Home Futboll FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

FSHF shkarkon trajnerin e kombëtares Christian Panucci

77
0
SHARE

Shkarkohet trajneri i kombëtares Christian Panucci. Lajmi konfirmohet nga vetë FSHF përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Vendimi i presidentit Armand Duka vjen pas humbjes së djeshme 2:0 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Gazeta MAPO ka mësuar se ka pasur një takim mes presidentit Duka dhe trajnerit italian mbrëmë pas ndeshjes ku edhe i ka komunikuar vendimin për largimin e tij nga stoli i kombëtares. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë pas dy ditësh do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Ervin Bulku, Sulejman Mema

Aventura e Panuccit si trajner i kombëtares zgjati më pak se dy vite. Ai u emërua në krye të stolit kuqezi në vitin 2017, pas largimit të Gianni De Biasit, i cili udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit historik në Europianin e Francës 2016.

Njoftimi i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of