Ballina, Botë, Lajme

Franca po dorëzohet pas protestave, kryeministri pritet të anulojë taksën e karburanteve

Kryeministri francez, Edouard Philipp, pritet të njoftojë pezullimin e rritjes së taksave të karburanteve. Lajmi është publikuar nga Agjencia AFP, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Protestuesit nga lëvizja franceze “jelekët e verdhë” janë tërhequr nga një takim me kryeministrin Eduard Philippe të caktuar për ditën e sotme.

Disa anëtarë të lëvizjes thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

“Jelekët e verdhë” që prej mesit të nëntorit kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit.

Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin më të përhapur në qeveri.

Tre persona kanë humbur jetën nga trazirat, dhuna dhe vandalizmi.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads