Uncategorized

Fotografi nga pushimet e Getit dhe Marinës, reperi bën edhe një dedikim

Çifti i famshëm shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, kanë kaluar disa ditë pushimi në Alpet zvicerane, nga ku kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Reperi nga Kosova është më i përmbajtur kur është fjala për publikimin e fotografive personale, por kohë pas kohe nuk mungojnë dedikimet kushtuar partneres së tij.

Në përshkrimin e një fotografie të përbashkët me Marinën, ai ka shkruar se nganjëherë personi më i fortë në ekipin tënd është femra jote.

Nga ana tjetër, prezantuesja e njohur është më aktive në Instagram, ku numëron mbi 875 mijë ndjekës.

Kujtojmë që Geti dhe Marina i dhanë fund beqarisë më datën 10 shtator të vitit të kaluar.

Çifti u martua në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads