Ballina Sport Futboll Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Madagaskarit

Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Madagaskarit

341
0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore në muajin mars.

Kundërshtari i radhës i Kosovës është Kombëtarja e Madagaskarit ku ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris.

Njëherit kjo ndeshje do të jetë edhe e para për trajnerin zviceran të Kosovës, Bernard Challandes.

Kosova nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin bazë për këtë takim.

Në portë pritet të jetë kapiteni Samir Ujkani, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Mërgim Vojvoda dhe në të majtë Benjamin Kololli i cili është në balotazh me Leart Paqaradën.

Qendra e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Alban Pnishi dhe Amir Rrahmani.

Herolind Shala do të rikthehet në formacionin bazë pas lëndimit të gjatë ndërsa tani është në super formë.

Në qendër të mesfushës me Shalen do të jetë Hekuran Kryeziu që gjithashtu po kalon nëpër një moment të mirë.

Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë të mesfushës, në pozitën 10 Bersant Celina ndërsa Arber Zeneli në të majtë.

Balotazhin për sulmin duket se e ka fituar Atdhe Nuhiu para Vedat Muriqit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Ujkani, Vojvoda, Pnishi, Rrahmani, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments