Home Ballina Football Leaks: Real Madridi ofroi 214 milionë euro, por Mbappe zgjodhi PSG-në

Football Leaks: Real Madridi ofroi 214 milionë euro, por Mbappe zgjodhi PSG-në

12
0
SHARE

Kylian Mbappe kaloi nga Monacon në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017, ndërkohë që kërkohej me ngulmë edhe nga Real Madridi, që sipas zbulimeve të fundit kishte qenë i gatshëm të derdhe shuma të majme parash për adoleshentin francez.

Tani është mësuar se Real Madridi kishte arritur marrëveshje me Monacon në vlerë 214 milionë euro, prej të cilave 180 milionë do t’i shkonin klubit të Ligë 1 dhe 34 milionë tjera për mbulimin e pagimit të tatimeve, transmeton Gazeta Express.

Kjo sipas publikimeve më të fundit të Football Leaks, të publikuara në gazetën gjermane Der Spiegel dhe L’Equipe.

Në fund, francezi zgjodhi t’i bashkohet PSG-së, duke u rikthyer në Paris, vendlindjen e tij.

Monaco mund të mos ketë dashur ta forcojë rivalin e vet në ligë, por u pajtua se Mbappe mund t’i bashkohet parisienëve nëse ata do t’i paguanin 180 milionë euro.

Transferimi i tij në PSG u finalizua, dhe Mbappe iu bashkua klubit nga kryeqyteti francez si lojtar i huazuar për një vit me një opsion për blerjen obliguese në fund të sezonit 2017/18.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of