Botë, Lajme

Fizikani i njohur Stephen Hawking vdes në moshën 76-vjeçare

Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.

Mediat raportojnë se Hawking ka vdekur në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.

Në moshën 22-vjeçare, Hawking i ishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi ishte diagnostikuar me një formë të rrallë të sëmundjes së qelizave nervore. Sëmundja e kishte lënë atë të paralizuar dhe në pamundësi për të folur, përveç me një sintetizues të zërit.

Shkencëtari britanik ka qenë i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin. Ai ka shkruar disa libra shkencorë, përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads