Home Jetë Filozofia e 5 elementeve në jetën tonë

Filozofia e 5 elementeve në jetën tonë

196
0
SHARE

Astrologët janë të mendimit se këto elemente ushtrojnë një ndikim të fuqishëm jo vetëm në natyrën njerëzore, por dhe në karakterin e saj. 5 elementet përcaktojnë organizimin mendor, mënyrën e të jetuarit dhe preferencat e secilit prej nesh.

Cili është viti yt i lindjes? Shiko numrin e fundit të tij dhe mëso diçka të re!

Nëse numri i fundit i vitit tënd të lindjes është:

0 ose 1, i përket elementit Metal

2 ose 3, i përket elementit Ujë

4 ose 5, i përket elementit Dru

6 ose 7, i përket elementit Zjarr

8 ose 9, i përket elementit Tokë

METALI

Elementi Metal është simbol i zhdërvjellësisë dhe përqendrimit. Këtu bëjnë pjesë njerëzit me qëndrime të vendosura, këmbëngulës, që bazohet vetëm në forcat e tyre. Këta persona janë shpesh të rezervuar, ndjejnë nevojën e hapësirës personale, ndaj dhe të afërmit u krijojnë liri. Shumica e njerëzve që i përkasin elementit Metal janë të sofistikuar dhe me pretendime të mëdha në jetë.

Njerëzit që i përkasin elementit të Metalit kujdesen shumë për të afërmit e tyre, ndonëse vetë ata nuk kërkojnë kurrë ndihmë nga të tjerët.

Nëpërmjet kësaj sjelljeje të pavarur ata tërheqin vëmendjen e të tjerëve dhe gëzojnë respektin e tyre. Personat që i përkasin elementit Metal nuk durojnë që të tjerët të përzihen në jetën e tyre apo tu japin këshilla, pa ua kërkuar.

Në planin profesional

Të lindurit në elementin e Metalit janë ambiciozë dhe kanë fat në biznes. Ata e shijojnë jetën e begatë, me çdo gjë që u ofron, si luksin dhe rehatinë. Në mënyrë paradoksale, ndonëse u pëlqen vëmendja dhe madje lavdërimet e të tjerëve, njëherësh duan ti lenë të qetë. Ata e arrijnë vetë suksesin, duke ndërtuar jetën e tyre ashtu si duan, duke qenë totalisht të përqëndruar.

Është e gabuar që dikush ti kundërvihet një personi të elementit Metal, sepse do të mundet shpejt. Pika e dobët e Metalit janë marrëdhëniet me ata që i rrethojnë, pasi kanë shpirt kritik dhe janë shumë kokëfortë.

Në dashuri

Marrëdhëniet e dashurisë së personave që i përkasin elementit të Metalit mund të jenë të vështira, sepse partneri ka raste që nuk do të ndjekë ambiciet e tyre. Elementi i Metalit është shumë kërkues ndaj vetes dhe po aq ndaj të tjerëve.

UJI

Elementi i Ujit simbolizon përshtatjen, elasticitetin. Ata që i përkasin këtij elementi janë të ndjeshëm dhe krijues. Ata kanë një intuitë të shkëlqyer dhe janë bashkëbisedues mjaft interesantë. Madje kanë aftësinë të ndikojnë në mendimet e të tjerëve. Duke qenë shumë të shkathët në manipulim, ata shpesh e zotërojnë partnerin, pa u imponuar dhe duke ruajtur qetësinë.

Të gjithë njerëzit ata që i përkasin elementit të Ujit i konsiderojnë si shumë simpatikë. Ata janë të aftë të përdorin të tjerët në mënyrë praktike, duke arritur qëllimet e veta. Veprojnë me lehtësinë e rrjedhjes së një lumi, duke prekur mjedisin rrethues me forcën e tyre të brendshme dhe qetësinë e adhurueshme. Ata fitojnë me lehtësi besimin dhe dashurinë e të tjerëve, ndaj këta të fundit i ndjekin kudo personat me elementin Ujë.

Në planin profesional

Çdo gjë që bëjnë personat e elementit Ujë, e bëjnë me qëllim që të ndihen të veçantë dhe ky është një talent i rrallë i tyre. Duke qenë njohës të mirë të natyrës njerëzore dhe shumë të mendjehapur, personat e elementin Ujë arrijnë pothuajse në çdo rast të realizojnë planet e tyre dhe të mbyllin marrëveshje të dobishme biznesi.

Në dashuri

Pika e dobët e personave të elementit Ujë është se përpiqen të jenë përherë të pëlqyer dhe mund të ndryshojnë personalitet, duke u shndërruar në pasivë e deri depresivë. Ata duhet të jenë të vëmendshëm në marrëdhëniet në çift, në mënyrë që partneri i tyre të mos abuzojë me tolerancën e një personi të elementit Ujë.

DRURI

Ky element është simbol i rritjes dhe progresit. Ashtu si rrathët e një trungu shtohen çdo vit, ashtu bën dhe një i lindur në këtë element, duke u rritur e duke u pasuruar me eksperienca të reja. Persona dinamikë dhe aktivë që shoqërohen lehtësisht me të tjerët dhe kërkojnë të ruajnë një qëndrim pozitiv përballë provokimeve të jetës.

Në plan profesional

Të lindurit në elementin Dru janë organizatorë të shkëlqyer, bëjnë plane afatgjata dhe ambicioze. Janë të aftë të marrin vendime të mira, pasi lidhesh edhe shpirtërisht me kolegët, të cilët kanë besim te ata. Mendja e hapur dhe mirëkuptimi e bëjnë elementin Dru një mik dhe koleg të shkëlqyer.

Personaliteti i elementit të Drurit kërkon gjithmonë mundësi të reja. Ata i kuptojnë dhe identifikojnë vlerat dhe potencialet e tyre, nëpërmjet të cilave bëjnë për vete të tjerët. Siguria në vetvete e bën elementin e Drurit të veprojë sipas bindjeve të veta. Ata janë gjithmonë në qendër të grupeve të miqve apo kolegëve.

Shpesh elementi i Drurit merr rolin e një mbrojtësi të anëtarëve të familjes së tij. Për të martesa dhe ngrohtësia familjare janë shumë të rëndësishme.

Në dashuri

Personat e këtij elementi lidhen shumë me partnerit dhe investojnë shumë energji në marrëdhënien në çift.

Pika e dobët e personave të elementit Dru është se punojnë jashtë mase, por mund të mbeten pasivë dhe ta lenë veten ti drejtojnë të tjerët. Mos e lër veten “të humbasësh në pyll”, si një anonim mes mijëra drunjve të tjerë. Shprehu dhe trego sa vlen!

ZJARRI

Elementi i zjarrit është simbol i pasionit dhe veprimit, i lëvizjes së shpejtë dhe veprimtarisë. Ata janë njerëz dinamikë, aventurier, që hyjnë në garë, të fuqishëm. U pëlqen të qeshin dhe ta shohin jetën me optimizëm. Ndonjëherë veprojnë sit ë çmendur, për shkak të hiperentuziasmit të tyre.

Në dashuri elementi i Zjarrit del gjithmonë i fituar, sepse di të jetë tërheqës dhe i ëmbël. Ai jeton pasione të mëdha, shijon çdo çast në lojën e dashurisë dhe implikohet tërësisht në një marrëdhënie intime.

Në planin profesional

Elementi i Zjarrit ka cilësitë e një lideri sepse është garues dhe i motivuar, si dhe ka për qëllim fitoren. Ai kalon në jetë me buzëqeshjen e një njeriu të fuqishëm, me entuziazëm dhe impulsivitet plot padurim. I frymëzon të tjerët nëpërmjet veprimeve të veta të vendosura dhe dinamizmin e tij.

Në dashuri

Njerëzi tërhiqen lehtë nga elementi i Zjarrit, si nga një magnet, ndërsa ai i drejton në aventura plot adrenalinë. Edhe pse gjithmonë në lëvizje, mendja e elementit të Zjarrit është plot ide të reja dhe zgjidhje të zgjuara.

Pika e dobët e personave të elementit të Zjarrit është stresi që i mblidhet lehtësisht dhe mungesa e tolerancës. Ata nuk kanë durim dhe e duan gjithçka të realizohet menjëherë, çka i bën të shpërthejnë lehtë nëse nuk u plotësohen planet apo edhe tekat.

TOKA

Elementi i Tokës është simbol i qëndrueshmërisë, sigurisë dhe besimit. Janë persona të zgjuar, të durueshëm, perfeksionistë, të kujdesshëm. Ata i marrin shumë seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë dhe arrijnë të bëjnë sakrifica për të mirën e të tjerëve.

Të tjerët te personat e këtij elementi gjejnë një këshillues të mirë, një oaz qetësie, sepse ata e shohin jetën me qartësi. E ndajnë mençurinë e tyre me të tjerët dhe mësojnë të ruajnë qetësinë e mendjes. Të tjerët u janë shumë mirënjohës për këtë.

Në planin profesional

Shpirti pragmatik i elementit të Tokës vlerësohet në mjedisin profesional. Ata janë të ndershëm dhe të besueshëm, ndaj shpesh u besohen detyra koordinimi dhe administrimi. Biznesi është një fushë që të lindurit në elementin Tokë e kryejnë me dëshirë dhe sukses.

Në dashuri

Elementi Tokë udhëhiqet kryesisht nga logjika, sesa nga ndjenjat apo emocionet dhe përpiqet ta ndërtojë jetën deri në detaj. Ata e shmangin të panjohurën dhe surprizat dhe e kanë në kontroll edhe vetë fatin. Qetësia dhe rezervimi bëjnë që ata të jenë shumë tërheqës për seksin e kundërt.

Elementi Tokë ruhet shumë nga aventurat dhe zhgënjimet në dashuri, pasi analizojnë me vëmendje të madhe çdo njeri që u afrohet. Po fitove besimin e një personi të elementit Tokë, mund të bazohesh te ai gjithë jetën.

Pika e dobët e elementit Tokë është se nuk ka besim te intuita e vet dhe vë në dyshim mundësinë e realizimit të ëndrrave të veta. Janë shumë të lidhur me logjikën, të varur nga kontrolli i të gjitha situatave dhe kanë frikë nga e panjohura dhe nga humbja e kontrollit. Përpiqu të largosh bllokimet e mendjes tënde!

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of