Home Ballina Fillojnë hetimet për kompanitë e mëdha të teknologjisë lidhur me konkurrencën

Fillojnë hetimet për kompanitë e mëdha të teknologjisë lidhur me konkurrencën

126
0
SHARE

Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka emëruar asnjë kompani, por Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të inspektohen gjatë hetimit.

Departamenti njofton se kjo masë vjen pas “shqetësimeve të përhapura” rreth “kërkimit përmes këtyre platformave, mediave sociale dhe disa shërbimeve të shitjes me pakicë në internet”.

Hetimi shënon edhe shqyrtimin më të fundit të fuqisë së kompanive të teknologjisë mbi ekonominë amerikane.

Edhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, tashmë është duke shqyrtuar ndërmarrjen e masave, pasi ka shqetësime të njëjta, ndërkohë që po bëhen hetime në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë u raportua se po përgatiste një hetim ndaj Google, për të përcaktuar nëse gjiganti i motorëve të kërkimit kishte shkelur ligjin kundër monopolit.

Hetimi do të koncentrohet në atë se si firmat më të mëdha të teknologjisë janë rritur në përmasa dhe fuqi, dhe janë zgjeruar në biznese shtesë, si dhe se si kanë përdorur fuqitë që kanë krijuar nga rrjetet shumë të mëdha të përdoruesve.

“Pa disiplinën e konkurrencës së bazuar në treg, platformat digjitale mund të veprojnë në mënyra që nuk i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve”, tha në një deklaratë Makan Delrahim, asistent i prokurorit të përgjithshëm në SHBA. 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of