Ballina Lajme Kronika e zezë Ferizaj: Vritet një person

Ferizaj: Vritet një person

351
0
SHPËRNDAJE

Një vrasje ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj. Një person është vrarë në mbrëmje, në rrugën “Reçaku”, në hyrje të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është mashkull, i moshës së re.

Tash për tash nuk dihen detaje të tjera për rastin. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments