Ekonomi, Kosovë

Fehmi Mehmeti zgjedhet Guvernatori i Bankës Qendrore

Kuvendi ka votuar Fehmi Mehmetin për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Nga 110 deputetë, për Mehmetin kanë votuar 60 deputetë. Në listën e kandidatëve për guvernator ishin: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.

Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e Guvernatorin e BQK’së, pozitë kjo që ka mbetur bosh pasi Bedri Hamza u emjërua ministër i Financave.

Më datën 11 shtator 2017 –të ,z. Fehmi Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për Ushtrues Detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Ndërsa më parë z. Fehmi Mehmeti, më datë 1 shtator 2013 është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës
së Kosovës

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads