Jetë

Faktoret e cuditshem qe ju plakin lekuren para kohe !

Faktoret e cuditshem qe ju plakin lekuren para kohe  .Dielli dhe kequshqyerja e dëmtojnë lëkurën tuaj, por ka edhe shumë gjëra të tjera që ju plakin.

Ja kush janë ato faktorë që ju plakin:

Temperatura e dhomës – Ajri i kondicionuar mund ta thajë shumë lëkurën dhe lëkura e thatë çon në dëmtimin e barrierave të saj, duke përshpejtuar me tej procesin e plakjes.

Manikyri – Xheli i thonjve mund të shkaktojë dëmtime të rënda për thonjtë dhe mund të rrisë edhe rrezikun e prekjes nga kanceri. Ky xhel vendoset duke përdorur rreze ultravjollcë dhe ekspertët thonë se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme. Llambat me dritë ultravjollcë dëmtojnë qelizat e lëkurës.

Buka me reçel në mëngjes – Buka ka sheqer, reçeli po ashtu dhe kjo e prish fytyrën. Sheqeri i tepërt stimulon zhvillimin e radikaleve të lira.

Të qëndruarit vonë në punë – Stresi dhe qëndrimi vonë në punë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën tonë. Rrathët poshtë syve, lëkurë e thatë dhe puçrra janë pasojat e këtij kombinimi. Gjithashtu, stresi prish edhe gjumin, duke bërë që të dukeni më të plakur

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads