Home Botë Facebook thotë se kriptovaluta Libra do të lëshohet në përdorim edhe pa...

Facebook thotë se kriptovaluta Libra do të lëshohet në përdorim edhe pa miratimin e autoriteteve

78
0
SHARE

Facebook kohëve të fundit po përballet me presione të shumta nga autoritetet rreth planeve për të lëshuar në përdorim kriptovalutën Libra në bashkëpunim me rreth 30 partnerë përfshirë Visa, Mastercard dhe Uber.

Përveç Libra, Facebook planifikon të ofrojë një portofol të kriptovalutave e që do ta quaj Calibra dhe pritet të ndërveprojë edhe me portofolat e tjerë.

Libra ka potencialin që të “përçajë” industrinë botërore të bankingut, sepse kriptovaluta mund të kalojë kufijtë dhe nuk ka luhatjet e frikshme të çmimit të Bitcoinit.

Për këtë arsye shefi i këtij projekti pranë Facebookut, David Marcus, ka dal përpara Kongresit amerikan për t’iu përgjigjur shqetësimeve.

Marcus tha se Facebook nuk do të ofrojë kriptovalutën Libra pa adresuar plotësisht shqetësimet e rregullatorëve. Por çfarë do të thotë kjo?

BBC pyeti një zëdhënës të Facebookut nëse kompania do të lëshoj në përdorim në vendet e tjera të botës Libran edhe nëse nuk merr dritën jeshile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kompania nuk jep përgjigjet përkatëse duke thënë se nuk komenton situata hipotetike.


Senatori amerikan Mark Warner, tha se me Libra e mbështetur në dollarin amerikan dhe letrat me vlerë, lëshimi në përdorim i saj mund të ketë pasoja reale për stabilitetin e sistemit financiar botëror.

Sipas tij, angazhimi me rregullatorët, politikëbërësit dhe ekspertët është kritike për suksesin e Libra në të ardhmen.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of