Ballina, Botë, Lajme

Evropa na izoloi, Arabët bëjnë kërkesë zyrtare për të investuar në Kosovë

Pas izolimit që po na bëhet nga Evropa, janë arabët ata që ia mësyejn Kosovës për investime në Kosovë.

Kompanitë arabe po e shohin Kosovën si vend strategjik për të investuar në sfera të ndryshme.

Në një dokument shihet se Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe ka kërkuar informacione nga autoritetet e Kosovës për projekt investimet në Kosovë.

Bëhet e ditur se Brezovica është një nga synimet e arabëve për investime në Kosovë.

Biznesmenët arabë janë duke monitoruar edhe kompani të tjera në sektorë të ndryshëm dhe se për këtë kanë angazhuar partnerë për të marrë më shumë informacione për investime strategjike.

E njëjta thuhet edhe në kërkesën zyrtare të ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Indeksonline.

“Ambasada e Emirateve të Bashkuara e komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që sinqerisht të kërkojë që të siguroni informacione për projekt investimet ( të të gjitha sektorëve) në Republikën e Kosovës, për të cilën të gjitha dokumentet dhe studimet e fizibilitetit janë të përgatitura. Ne do të kërkonim informacione të detajuara për projektet e propozuara që do të konsiderohen për investime potenciale.

Ne po presim që të marrim një përgjigje nga ju shumë shpejt” thuhet në kërkesën zyrtare dërguar nga ambasada arabe për intitucionet e Kosovës.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads