Ballina Ballina Eskalon konflikti: Trump takon gjeneralët e tij, kërcënon ashpër Rusinë

Eskalon konflikti: Trump takon gjeneralët e tij, kërcënon ashpër Rusinë

318
0
SHPËRNDAJE

SHBA dhe Rusia janë gjendur në një situatë plot thumbime ndaj njëra-tjetrës gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sulmin e dyshuar kimik në Siri të ndodhur pak ditë më parë.

I dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se incidenti në Douma ishte i organizuar dhe se veprimi ushtarak i SHBA-së për përgjigje mund të ketë “pasoja të rënda”.

Ai vijoi duke nënvizuar se Moska kohët e fundit u përball me “shpifje, retorikë mashtruese, sanksione, shantazh” dhe madje edhe “paralajmërime të përdorimit të forcës”.

SHBA dhe Rusia janë më afër konfrontimit të drejtpërdrejtë mbi Sirinë të hënën vonë pasi Donald Trump tha se ishte afër një vendimi për një reagim ndaj sulmit kimik në Siri.

Reagimet vijnë pasi Trump u takua me gjeneralët e SHBA-së në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë të hënën në -mbrëmje për të diskutuar mbi çështjet e mbrojtjes së SHBA-së.

Ai tha se shteti i tij kishte gjasa të vendoste se si të reagonin ndaj sulmit të gazit helmues në Douma, një periferi e Damaskut, që raportohet se kishte vrarë më shumë se 40 vetë dhe ka prekur qindra të tjerë, transmeton The Guardian

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë duke thënë se presidentët e SHBA-SË dhe Francës do të “vazhdonin koordinimin e tyre për t’iu përgjigjur përdorimit të tmerrshëm të armëve kimike të Sirisë më 7 prill”.

Tensionet e përshkallëzuar ashpër mes SHBA-së dhe Rusisë shpërthyen në një seancë të inatosur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën

I dërguari francez i OKB-së, Francois Delattre, tha se simptomat e viktimave sugjeronin se ata ishin ekspozuar ndaj “një agjenti neurotoksik të fuqishëm, të kombinuar me klorin për të përmirësuar efektin e saj vdekjeprurës”. Delattre shtoi se vetëm forcat siriane kishin mjetet dhe motivin për të bërë armë të tilla dhe për të kryer një sulm të tillë.

Derisa ambasadorja e SHBA, Nikki Haley, sulmoi Moskën për mbështetjen e saj të paarsyeshme të Bashar al-Asadit, udhëheqësit sirian.

Ajo i referohej Moskës si “regjimi rus, duart e të cilit janë mbuluar të gjithë në gjakun e fëmijëve sirianë”.

E Rusia ka pohuar se nuk kishte asnjë sulm kimik ndaj Doumës ose, edhe nëse kishte, ajo është kryer nga rebelët e mbështetur prej perëndimit.

Homologu rus i Haley, Vassily Nebenzia, u ankua se “Rusia po kërcënohet në mënyrë të pafalshme” dhe pohoi se hetuesit rusë nuk kishin gjetur prova të një sulmi kimik në Douma. Sipas tij, sulmi ishte organizuar nga rebelët, të trajnuar për këso provokime.

“Nuk kishte asnjë sulm me armë kimike,” i tha Nebenzia këshillit.

“Trupat ruse janë vendosur atje, por këto akuza mund të çojnë në pasoja të rënda”.

Disa orë më parë, Donald Trump tha se administrata e tij ishte në prag të vendosjes së përgjigjes ndaj sulmit të Douma. “Po takojmë me ushtrinë tonë dhe të gjithë të tjerët, dhe ne do të marrim disa vendime të rëndësishme gjatë 24-48 orëve të ardhshme”, tha ai në një mbledhje të kabinetit. “Ne jemi shumë të shqetësuar kur një gjë e tillë mund të ndodhë. Kjo ka të bëjë me njerëzimin … dhe nuk mund të lejohet të ndodhë “.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments