Ballina Sport Futboll Erdogan ua kthen fanellat Özilit dhe Gündoganit

Erdogan ua kthen fanellat Özilit dhe Gündoganit

314
0
SHPËRNDAJE

Recep Tayyip Erdogan ua ka kthyer fanellat mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, e atij të Manchester United, Ilkay Gündogan.

Takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses së Gjermanisë, Özil dhe Gündogan.

Pas eliminimit të papritur të “Pancerëve” nga Kupa e Botës, presidenti i saporizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.

Özil dhe Gündogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi.

Gündogan shkoi edhe më tej, i cili në fanellën e Manchester City kishte shkruar edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij.

Sido që të jetë, një zëdhënës i Erdoganit tashmë ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë.

Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta (Ozil e Gundogan), derisa kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre, raporton The Sun, transmeton Insporti.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments