Home Ballina Erdogan në Serbi në fund të muajit për ta inauguruar autostradën 3-miliardëshe

Erdogan në Serbi në fund të muajit për ta inauguruar autostradën 3-miliardëshe

147
0
SHARE

Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë me datë 29 gusht, me ç’rast i pari i shtetit turk do të formalizojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd – Sarajevë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pakonfirmuara.

Një marrëveshje tregtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd – Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke “Tashjapi” u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërtimi i autostradës Beograd – Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën me korridoret 10 dhe 11 brenda Serbisë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of