Home Botë Erdogan kërcënon me raketat e Putinit

Erdogan kërcënon me raketat e Putinit

61
0
SHARE

Turqia do të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që planifikon të marrë nga Rusia nëse “do të jetë e nevojshem” ka thënë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan më 11 qershor.

“Ne nuk blemë raketat S-400 vetëm për t’i ruajtur. Ne do t’i përdorim ato nëse do të jetë e nevojshme . Ky është një sistem mbrojtës. A do të varemi sërish nga SHBA-ja?”, tha Erdogan.

Kur ne kemi kërkuar prej tyre për vite me radhë, përgjigja që na është dhënë është: Kongresi i SHBA nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo”,- tha Erdogan , shkruan Hurriyetdailynews.

“Rusia i është përgjigjur ofertës sonë me një ofertë mjaft tërheqëse. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte mjaft të mira për kredi. Tani për tani, ne po e drejtojmë këtë proces në këtë mënyrë”, tha presidenti Erdogan.

Deklaratat e Erdogan  u bënë gjatë një transmetimi live në disa tv private në Stamboll.

Turqia dhe Rusia kanë firmosur në dhjetor marrëveshjen për sistemin raketor “S-400″, gjatë dhjetorit, duke finalizuar një marrëveshje që thellonte lidhjet ushtarake midis anëtarit të NATO-s Turqisë dhe Kremlinit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of