Ballina, Lajme

EKSLUZIVE – Fadil Syleviqi, i akuzuar nga Lladrovci si fajtor në zhdukjen e Dr. Hafir Shalës, në listën e atyre që do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Polici Fadil Syleviqi, i akuzuari nga Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit, si i përfshirë në zhdukjen e doktorit nga Drenasi, Hafir Shala sipas informacioneve konficenciale të “Drenica Sot” është në listën për tu arrestuar nga Gjykata Speciale.

Sipas informacioneve të fundit, Syleviqi është në listën e atyre që do të arrestohen nga kjo gjykatë këto ditë, për të dhënë llogari për krime të ndryshme.

Mbi Syleviqin rëndojnë akuza të rënda për raste të rënda kriminale para dhe pas luftës në Kosovë.

Nën pushtetin jugosllav akuzohet se është i përfshirë në zhdukjen e doktorit Hafir Shala, kurse pas luftës kishte akuza tejet të rënda duke filluar nga rasti “Kiqina dhe Ramadani” si fajtor në komplotin e pregaditur ndaj këtyre të fundit për të mbuluar krimin e njerzëve të fuqishëm politik, për vrasjen e familjes Hajra nga Drenasi.

Poashtu Shkumbin Mehmeti kishte akuzuar direkt Fadil Syleviqin për komplote dhe pregaditje të gjyqeve të ndryshme varësishtë siç i kishte konvenuar njerzëve më të fuqishëm të politikës kosovare.

Syleviqi ishte i përfshirë edhe në rastin e vjedhjës në “Dhomën e Dëshmive” të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Në atë akuzë të ngritur nga Prokuroria ishte dhënë detajisht se si Syleviqi kishte kontribuar në vjedhjen e lartëpërmendur në Dhomën e Dëshmive, por çuditërisht kishin pushuar hetimet me arsyetime banale se njëri nga të akuzuarit nuk ndodhej në Kosovë.

Absurditeti qëndron në atë se i njejti person është ende pjestar i Policisë së Kosovës, në dikasteret më të ndjeshme të këtij institucioni, duke treguar për fuqinë e tij brenda për brenda institucionit dhe lidhjet e domosdoshme me politikanët më të fuqishëm në vend.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads