Ballina, Ekskluzive, Lajme

EKSKLUZIVE – Rasti Ramadani dhe Kiqina në lëndët e Gjykatës Speciale, a do të del e vërteta ?

Lënda e shumëperfolur tash e sa vite në Kosovë për shkak të rastit të ndjeshëm të burgosjes së ish-ushtarëve të UÇK-së, të njohur me emrin “Ramadani dhe Kiqina”, do të merr kahje tjetër.

Ishte Familja Hajra ajo e cila ishte vrarë në një pritë të organizuar në Baicë të Drenasit.

E për këtë rast do të fillonte arrestimi i papritur i disa djemve të rinj nga Drenasi, disa prej të cilëve ishin pjestarë të Njësitit Special të UÇK-së, “Tigrat e Zi”.

Familja Ramadani dhe Kiqina ishte pjesë e një skenari të pregaditur nga njerëzit e fuqishëm të politikës për rastin e vrasjës së familjës së Hamëz Hajrës.

Pas pak kohësh pas vrasjes së familjes Hajra, ndodhën arrestimet.

Kërkimi për drejtësi ishte motoja kryesore e familjeve në fjalë. Ata mbetën të habitur kur në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Kosovës, humbën provat që dëshmonin pafajësinë e tyre, raportonte “Drenica Sot”.

Sipas tyre ishte pjestari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, ai i cili kishte pregaditur skenarin e këtij mbulimi të krimit nga njerëzit e fuqishëm të politikës.

E arsyeja për njerëzit e tjerë jashta familjes Ramadani dhe Kiqina, për arrestimin e tyre ishte për shkak të fuqisë së madhe që kishin bërë këta djelmosha.

Njerëzit e politikës mesa duket i shihnin si rrezikun më të madh vëllëzërit Ramadani dhe Kiqina dhe kësisoji kishin pregaditur skenar kundër tyre për të i qitur jashtë lojës këta të rinj nga Drenica.

U publikuan shumë fakte me shumë prova që dëshmonin pafajësinë e tyre por prap se prap ishte e kot, njerëzit që qëndronin mbrapa kësaj vrasje, me sa duket ishin edhe që kishin shumë pushtet.

Tashmë shpresa e vetme për vëllëzërit Ramadani dhe Kiqina ka mbetur Gjykata Speciale, tek e cila shpresojnë se do të gjejnë të vërtetën se kush ishin vrasësit dhe kush ishin urdhëruesit e asaj vrasje, duke dal e vërteta në pah edhe për atë se kush e bëri mbulimin me ta.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads