
Mesazhet e dërguara nga Kordinatori i PSD-së në Drenas, Helidon Kastrati.
Në të shihet se si ky i fundit i drejtohet një gazete për ta ndryshuar urgjentisht një titull të një artikulli, kundër Lladrovcit.
Kjo kërkesë urgjente e Kordinatorit të PSD-së vije nga frika se mos kryetari Lladrovci do të i hidhërohet.
Interesante është mendimi i Kordinatorit të PSD-së në Drenas rreth qeverisjes së Lladrovcit.
“Korigjoni titullin, ne nuk jemi kundër qeverisjes së PDK-së në Drenas”, i drejtohet Kordinatori i PSD-së në Drenas, ku shton tutje se :”Përkundrazi kemi vlerësim pozitiv” për qeverisjen e PDK-së në Drenas.
Lladrovci pasi i mori 3 asamblist, tashmë mesa duket është afër të marrë mbështetjen edhe të PSD-së në Drenas që vetëm dje u panë që egzistojnë si subjekt në këtë komunë.