
Pesë persona posa kanë kryer një grabitje të armatosur në hipermarketin “Viva Fresh”, e cila ndodhet rrugës për në parkun e Gërmisë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin.