Ballina ShowBiz E tmerrshme ajo që Kim Kardashian i ka bërë një gjarpri –...

E tmerrshme ajo që Kim Kardashian i ka bërë një gjarpri – (Foto)

421
0
SHPËRNDAJE

Njëra nga zeshkanet më atraktive në botë, Kim Kardashian, ka zemëruar të gjithë në rrjetet sociale, transmeton Zeri.info. Në të vërtetë, ajo ka publikuar në foto në të cilën shihet duke mbajtur në duar një gjarpër të llojit piton, ndërsa ajo që është e pazakontë, është se në trupin e gjarprit janë të gdhendura motive të një shtëpie të njohur të modës.

Shumica veprimin e saj e kanë parë si abuzim me kafshët, ndërsa i kanë shkruar edhe shumë komente negative. “Është neveritëse ajo që ke bërë. E ke abuzuar”, “Gjarpri i gjorë”, janë vetëm disa nga komentet që mund të shihen nën foton e bukuroshes.

Nga ana tjetër, kishte edhe të atillë që e kanë mbështetur dhe kanë paralajmëruar se do të blejnë pikërisht një gjarpër të tillë, ndërsa kishte edhe të atillë që e kanë mbrojtur Kimin, duke theksuar se me siguri bëhet fjalë për fotoshop.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments