Home Futboll E pabesueshme: Sa herë që Mazeika i ka drejtuar ndeshjet e Bullgarisë...

E pabesueshme: Sa herë që Mazeika i ka drejtuar ndeshjet e Bullgarisë kanë përfunduar me këto rezultate

96
0
SHARE
Kosova do të përballet sonte nga ora 20:45 me Bullgarinë.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë historike në kualifikimet për Kampionati Evropian (EURO 2020).

Por, pak para ndeshjes, një statistikë e hidhur ka arritur për Përfaqësuesen tonë.

Ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë do ta drejtojë gjyqtari nga Lituania, Gediminas Mazeika, i cili deri më tash i ka drejtuar tri ndeshje për bullgarët

Lituanezi e ka drejtuar ndeshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Luksemburgut, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, të cilën e kanë fituar me rezultat 4:3.

Një ndeshje tjetër ka qenë ajo e skuadrës bullgare, CSKA, kund skuadrës Cliftonvil në kuadër të Ligës së Evropës, e fituar nga bullgarët me rezultat 3:0, ndërsa ndeshja e tretë ka qenë ajo e vlefshme për eliminatoret në Ligën e Kampionëve, Litex – Mogren, e fituar nga bullgarët me rezultat 2:1.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of