Ballina Sport Futboll Dy klube të gatshme ta paguajnë klauzolën e Xherdan Shaqirit

Dy klube të gatshme ta paguajnë klauzolën e Xherdan Shaqirit

293
0
SHPËRNDAJE

Dy klubet nga Premierliga janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e lirimit të Xherdan Shaqirit, pasi anësori shqiptar i Zvicrës konfirmoi se do të largohet nga Stoke City dhe se do ta pëlqente qëndrimin në ligën elitare angleze.

Trajneri i Southamptonit, Mark Hughes, i cili e bleu Shaqirin nga Interi në Stoke, është i gatshëm t’ia paguajë klauzolën e lirimit të Shaqirit në vlerë 13 milionë euro, në mënyrë që të ribashkohet me të, transmeton Gazeta Express.

Pasi Stoke ra nga Premierliga, Shaqiri konfirmoi se do të largohet nga klubi.

“Do të doja të qëndroja në Angli, por nuk hedh poshtë asgjë. Është liga më e mirë me lojtarët më të mirë”, ka thënë Shaqiri.

Edhe Tottenham është duke e vëzhguar Shaqirin, i cili momentalisht është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Zvicrën.

Shaqa i shënoi tetë gola në 36 ndeshje për Stoke sezonin që lamë pas.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments