Ballina Sport Futboll “Dua të qëndroj në Inter”

“Dua të qëndroj në Inter”

349
0
SHPËRNDAJE

Icardi tha se dëshiron të qëndrojë në Inter dhe se tashmë ka blerë edhe shtëpi në Milano.

Mauro Icardi ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar te Interi, dhe ka bërë të ditur se ka blerë shtëpi të re në Milano.

Në një prononcim për Mediaset Premium pas fitores dramatike 3-2 kundër Laizos, që i kualifikoi në Champions League – Icardi la të hapur mundësinë e largimit.

Sido që të jetë, sulmuesi ka sqaruar gjithçka për Sky Sport Italia: “Tani do të flas me klubin, për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe do të vendosim së bashku. Por, ju e dini dëshirën time që është të qëndroj. Jam fansi numër një i Interit”.

“Shtëpi të re në Milano? Gjithçka është aranzhuar. Kur të jetë gati, do të kemi një mbrëmje me skarë. Fakti se kemi blerë shtëpi të re në Milano, është një sinjal”, shtoi Icardi.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments