Yjet

Dua Lipa konfirmon turneun aziatik, bileta deri në 1300 euro

Superylli shqiptar, Dua Lipa, duket shumë e angazhuar me koncerte.

Dhe, tashmë janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor në kuadër të turneut aziatik.

Këngëtarja nga Prsihtina, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar “New Rules”.

Biletat për koncertin në “Esplanade Theatre” janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë.

Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë.

Dua Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj. Ajo ka edhe një varg koncertesh tjera.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads